“Hat-trick” historik i Messit nën “lupë”. Efekt prej 0.8 metrash, 16.8 rrotullime në sekondë dhe 109.4 km/orë

“Hat-trick” historik i Messit nën “lupë”. Efekt prej 0.8 metrash, 16.8 rrotullime në sekondë dhe 109.4 km/orë

Tre gola që do të mbeten përgjithmonë në histori, pasi i mundësuan Lionel Messit të bëhet, me 16 gola, golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, në kuotë të barabartë me Miroslav Klose. “Është krenari të jem aty, por mbetet vetëm një statistikë. Kjo nuk ndryshon asgjë për mua. Kam fituar gjithçka me klubin dhe kombëtaren, ndaj çdo gjë që vjen tani është bonus”, – tha Messi pas ndeshjes. Teknologjia “Connected Ball”, e integruar në topin zyrtar “Adidas Trionda” të Botërorit 2026, analizoi në detaje tre golat historikë të kapitenit argjentinas. Golin e parë Messi e shënoi nga 21 metra, me një efekt prej 0.8 metrash, shpejtësi maksimale 109.4 km/orë dhe 16.8 rrotullime në sekondë. Goli i dytë erdhi nga 8.7 metra,...