Harry Kane: Jemi Anglia dhe kemi mjaft kampionë, kemi të drejtë të ëndërrojmë për trofeun

Harry Kane: Jemi Anglia dhe kemi mjaft kampionë, kemi të drejtë të ëndërrojmë për trofeun

17 Qershor 2026 10:10 Telesport Sot në mbrëmje do të jetë debutimi i Anglisë në Kupën e Botës. Kombëtarja e “3 luanëve” do të përballet me Kroacinë, një sfidë e vështirë ndaj skuadrës që në dy botërorit e fundit ka qenë gjithnjë në gjysmëfinale. Megjithatë, kapiteni dhe sulmuesi Harry Kane është gati për sfidë: “Gjatë gjithë karrierës ke nevojë që shumë gjëra të shkojnë në rrugën tënde dhe të bien në vendin e duhur në kohën e duhur dhe mendoj se kështu ka ndodhur për këtë turne.” “Pra, me siguri është një nga mundësitë më të mira që do të kemi si ekip për ta fituar atë. Mendoj se të gjithë mezi presin që para së gjithash të fillojmë mirë sot turneun dhe të provojmë...