Hansi Flick del kundër transferimit të Bernardo Silva dhe ka arsye të fortë
31 Maj 2026 19:14 Telesport Bernardo Silva është përfolur javën e fundit se është shumë afër transferimit te Barcelona. Mesfushori portugez vendosi të ndahej me Man. City pas plot 9 sezonesh dhe tani do të transferohet diku tjetër si lojtar i lirë. Dëshira e 31-vjeçarit është të shkojë te Barcelona, por trajneri Hansi Flick nuk është shumë entuziast për transferimin e tij, sipas Diario AS. Trajneri gjerman beson se tashmë ka shumë lojtarë në pozicionin e Bernardo Silva dhe preferon të forcojë pozicione të tjera në fushë, pavarësisht se nuk e vë në diskutim klasin dhe cilësinë e mesfushorit portugez, aq më tepër që është mundësia e jashtëzakonshme për transferimin e tij falas. Për Silva-n ka interes të jashtëzakonshëm edhe nga klube të tjera të...
Burimi:
telesport.al