Hakimi do të dalë në gjyq për akuzën e dhunës se*suale: “Ndihem viktimë e famës sime…”

Hakimi do të dalë në gjyq për akuzën e dhunës se*suale: “Ndihem viktimë e famës sime…”

19 Qershor 2026 13:26 Alfred Lleshi Gjykata e Apelit e Versajës ka konfirmuar dërgimin në gjyq të Achraf Hakimit për akuzën e dhunës seksuale. Vendimi vjen ndërsa mbrojtësi i Marokut është i angazhuar në Botërorin 2026. Pavarësisht këshillës së avokates së tij për të mos folur publikisht, Hakimi reagoi në rrjetin X me një mesazh të gjatë: “Drejtësia më pa në sy dhe më tha: Po të mos ishe i famshëm, ky rast nuk do të ekzistonte kurrë”. Futbollisti tha se për vite me radhë zgjodhi të heshtte, duke pritur përfundimin e hetimeve. “Mendova se duke qëndruar dinjitoz, i duruar dhe besuar drejtësisë, do të merreshin vendimet e duhura”, – shkroi ai. Hakimi shtoi se ndihet i dëmtuar nga kjo çështje: “Një histori që nuk...