Granit Xhaka, kapiteni i Zvicrës, hyn në sallonin e rekordeve ndërkombëtare
Granit Xhaka prej kohësh e ka fituar statusin e legjendës së kombëtares së Zvicrës. Që nga debutimi i tij pak më shumë se 15 vite më parë, ish-lojtari i akademisë së FC Basel është shndërruar në një lider, i cili edhe në moshën 33-vjeçare vazhdon të jetë pjesë e elitës botërore në pozicionin e tij. Në kombëtare, ai u bë shpejt një shtyllë qendrore, i pazëvendësueshëm fillimisht për Ottmar Hitzfeld dhe Vladimir Petković, ndërsa tani edhe për Murat Yakin. Gjatë këtyre viteve ai ka grumbulluar 150 ndeshje me kombëtaren, ndërsa në fazën e 1/16-ave, kundër Algjerisë, e festoi me fitore jubileun. Xhaka hyn kësisoji në mesin e 10 futbollistëve aktivë me më shumë ndeshje ndërkombëtare. Sa e madhe është kjo arritje, tregohet jo vetëm nga...
Burimi:
telesport.al