Gjermania e nis sot Botërorin, Holanda përballjen e parë e ka me Japoninë

Gjermania e nis sot Botërorin, Holanda përballjen e parë e ka me Japoninë

Gjermania vjen në formë të shkëlqyer në këtë Botëror me 9 fitore radhazi dhe konsiderohet favorite për të qenë e para në grupin e saj. Sfida e parë e turneut do të jetë përballë Kurasaos, një nga ekipet debutues të këtij aktiviteti që luhet për herë të parë me 48 skuadra. Ndeshja që do të luhet sot prej orës 19:00 në Hjuston nis pa histori pasi përfaqësuesja gjermane ka mbi 90% shanse për ta fituar, por te Kurasao mbështeten te përvoja e trajnerit holandez, Dick Advocaat. Po në Grupin E, Bregu i Fildishtë do të luajë me Ekuadorin në orën 01:00 pas mesnate në Filadelfia. Ekipi afrikan kthehet në finalet e Botërorit pas 12 vitesh dhe kërkon të tregojë edhe një herë forcën. Ekuadori ka...