FSHF TV sjell magjinë e “Final 4”, nga prapaskenat te festa e kampionëve të Abissnet Superiore

FSHF TV sjell magjinë e “Final 4”, nga prapaskenat te festa e kampionëve të Abissnet Superiore

Fundjava që lamë pas solli emocionet e ndeshjeve të fundit të “Final 4”, teksa u zhvilluan sfidat Vllaznia 1-2 AF Elbasani dhe Egnatia 2-0 Dinamo City. Shumë emocione, spektakël, gola dhe adrenalinë në 90 minutat e luajtura në fundjavën që lamë pas, e cila përcaktoi Egnatian si kampione të Shqipërisë për të tretin edicion radhazi. FSHF TV sjell një reportazh të dedikuar për dy ndeshjet e luajtura në “Air Albania” dhe “Elbasan Arena”, me pamje ekskluzive nga mbledhjet para sfidave, përgatitjet e gjyqtarëve, momentet më të veçanta gjatë ndeshjeve, si dhe intervista ekskluzive. Materiali i përgatitur nga FSHF TV sjell një pasqyrë të plotë të atmosferës së “Final 4”, duke ndjekur ekipet dhe protagonistët që nga mbërritja në stadium e deri te vërshëllima e fundit....