FSHF ndan pozicionet në stadiumin “Air Albania”, katër ekipet e para rivalizojnë për titull

FSHF ndan pozicionet në stadiumin “Air Albania”, katër ekipet e para rivalizojnë për titull

Adriatik BALLA Tashmë ka mbetur të mësohet vetëm emri i skuadrës kampione. por që të ndodhë kjo duhet luajtur një minikampionat mes katër skuadrave që kanë përfunduar në vendet e para, sipas projektit dhe rregullave të garës së FSHF-së, e cila për të tretin vit radhazi organizon “Final Four”, një lloj “play-off”-i mes katër skuadrave të para që rivalizojnë njëra-tjetrën për trofeun. Kështu, sipas njoftimit, të shtunën dhe të dielën do të luhen dy ndeshjet e para të “Final Four”, ku katër skuadrat më të mira të sezonit, Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo Siti do të vazhdojnë rrugën për fitimin e titullit kampion. Vllaznia – Dinamo Siti është ndeshja e parë e “Final Four”, që do të luhet të shtunën, më 16 maj, në...