FSHF event mirënjohjeje për Sylvinho dhe stafin teknik: Duka: Keni shkruar histori me Shqipërinë!
Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një event mirënjohjeje dhe falenderimi për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvinho, si edhe për dy zëvendëstrajnerët, Dorival Junior dhe Pablo Zabaleta, për kontributin dhe punën e tyre gjatë tre viteve e gjysmë në krye të kuqezinjve. Në aktivitet morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, administrata e Federatës, përfaqësues të medias, ish-futbollistë të Kombëtares, sponsorë dhe bashkëpunëtorë të institucionit. Duka falenderoi stafin teknik për profesionalizmin dhe përkushtimin, duke veçuar si moment kulmor kualifikimin historik dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në UEFA Euro 2024. Si shenjë mirënjohjeje, trajnerëve iu dhuruan fanella të Kombëtares me mbishkrimin “Forever”, në vlerësim të kontributit të tyre në historinë e futbollit shqiptar. Presidenti i FSHF-së theksoi se stafi teknik ka lënë gjurmë jo...
Burimi:
sot.com.al