Zjarr në Baldushk, rrezikohen disa banesa nga flakët, era po favorizon përhapjen e tyre
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Baldushkut, duke vënë në rrezik disa banesa pranë vatrës së flakëve. Zjarri është favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, duke u përhapur me shpejtësi. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e banesave.
Burimi:
sot.com.al