Tiranë/ 10-vjeçari përplaset nga motori dhe makina! Pranga 27-vjeçarit, nën hetim 47-vjeçari

Tiranë/ 10-vjeçari përplaset nga motori dhe makina! Pranga 27-vjeçarit, nën hetim 47-vjeçari

Një fëmijë 10 vjeç në Tiranë është përplasur dy herë radhazi nga dy mjete të ndryshme. Fillimisht, i mituri është përplasur nga një motor që drejtohej nga një 27-vjeçar, i papajisur me leje drejtimi. Më pas, një makinë ku në timon ishte një 47-vjeçar që u largua, por më pas u kap nga policia. Fëmija është në spital, jashtë rrezikut për jetën. 27-vjeçari është vënë në pranga, kurse 47-vjeçari është nën hetim.