Franca triumfon ndaj Marokut, pret biletën për në gjysmëfinale të botërorit

Franca triumfon ndaj Marokut, pret biletën për në gjysmëfinale të botërorit

Franca është kualifikuar për në gjysmëfinale të Botërorit. Skuadra e Deschamps mundi 2-0 Marokun, në takimin e luajtur në Gillete Stadium. Në pjesën e parë, Mbappe shpërdoroi një penallti, duke bërë që 45 minutat e para të mbyllen në paqe. Në pjesën e dytë, Mbappe i dhuroi avantazhin “gjelave” me një goditje të bukur. Dembele shënoi golin e qetësisë pak më vonë. Në gjysmëfinale, Franca do përballet me fituesin e Spanjë-Belgjikë.