Franca dhe Anglia për “finalen e ngushëllimit”! Deschamps luan ndeshjen e fundit në stol, Mbappe kërkon rekordin e Botërorit
Franca dhe Anglia do të përballen nesër në ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Botës, e njohur si “finalja e vogël”, pasi të dyja ekipet u eliminuan në gjysmëfinale dhe humbën mundësinë për të luftuar për trofeun. Franca u mposht 2-0 nga Spanja, ndërsa Anglia u ndal nga Argjentina me rezultatin 2-1, duke parë t’i shuheshin ëndrrat, për të luajtur në finalen e madhe. Për shumë futbollistë kjo sfidë nuk ka të njëjtën peshë emocionale si finalja, pasi objektivi i vetëm i madh për ekipet është fitimi i Kupës së Botës. Megjithatë, ndeshja për vendin e tretë mbetet një mundësi për ta mbyllur turneun me fitore dhe për të siguruar “medaljen e bronztë”. Për Francën kjo ndeshje ka edhe një domethënie të veçantë....
Burimi:
javanews.al