Fitoi titullin kampion pas 22 vitesh, Arsenal me një super “dhuratë” për Arteta-n
21 Maj 2026 18:20 Telesport Pas 22 vitesh, Arsenal fitoi më në fund titullin kampion në Premier League dhe një meritë të madhe për këtë i takon trajnerit Mikel Arteta. Menjëherë pas sigurimit të titullit kampion, drejtuesit e klubit londinez kanë nisur nga puna për një rinovim të ri me trajnerin spanjoll. Kontrata aktuale e Arteta-s skadon në vitin 2027, ndërkohë që po punohet për një rinovim deri në vitin 2031. Si shpërblim për titullin e fituar, Arteta do të ketë një rritje të ndjeshme të rrogës. Sipas medieve angleze, me kontratën e re, Arteta do të jetë një nga trajnerët më të paguar jo vetëm në Angli, por në gjithë botën.
Burimi:
telesport.al