Marc Marquez fiton edhe garën e Aragon, Acosta e Bezzechi në podium, spanjolli Martin kryeson renditjen
30 Gusht 2026 14:47 Telesport Marc Marquez me Ducati triumfoi të dielën në garën e Cmimit të Madh të Aragon në MotoGP, zhvilluar në pistën spanjolle me të njëjtin emër. Në garën e shtëpisë, piloti vendës duroi 7 xhiro para se të merrte kreun dhe më pas e ruajti atë deri në fund. Ky është suksesi i katërt sezonal për kampionin e botës në fuqi, që ngjitet në vendin e dytë të renditjes botërore dhe është kandidat për titull. Në vendin e dytë u rendit sot spanjolli i KTM, Pedro Acosta. Edhe ai, po në xhiron e shtatë e në të njëjtën kthesë parakaloi italianin e Aprilia, Marco Bezzecchi, që u detyrua të kënaqej me vendin e tretë. Pas tij, u klasifikuan spanjollët Alex Marquez...
Burimi:
telesport.al