Rama uron boksierin Nelson Hysa: I pari shqiptar që ndeshet për titullin e kampionit të botës
Boksieri shqiptar Nelson Hysa vazhdon të shkruajë historinë e boksit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Nelson Hysa siguroi të shtunën fitoren e 25-të në karrierë, 23 nga të cilat me knockout (KO). Boksieri shkodran i peshave të rënda ka mbrojtur titullin WBO ndërsa hodhi në tapet me KO pas dy raundeve rivalin nga Norvegjia, Thomas Narmo. Nelson Hysa vijon të mbetet i pamposhtur, pasi mposhti norvegjezin Thomas Narmo në një përballje mes dy peshave të rënda të pamposhtura. 41-vjeçari shqiptar e mbylli duelin në mënyrë spektakolare në raundin e dytë, në eventin e zhvilluar në O2 Arena të Londrës, në kuadër të ndeshjeve paraprake të mbrëmjes Moses Itauma – Filip Hrgović. Hysa gjeti momentin e duhur me një goditje të fuqishme me të djathtën, e cila...
Burimi:
javanews.al