“Abdelkarim meriton minuta”, Flick: Edhe një lojtar tjetër më ka befasuar
Trajneri i Barcelona-s, Hansi Flick, është ndalur te roli i sulmuesit egjiptian Hamza Abdelkarim në klub këtë sezon. Abdelkarim shkëlqeu me ekipin e parë të Barcelona-s gjatë fazës përgatitore. Megjithatë, ai nuk ka luajtur në dy ndeshjet e para të Barçës në kampionat. Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Rayo Vallecano, Flick tha: “A është Raphinha më i miri për të mbushur rolin e një qendërsulmuesi për momentin? Si sulmues, ai duhet të fillojë presingun dhe e bën shumë mirë. Të gjithë e dinë se ai është një lider dhe e kuptojnë rëndësinë e tij. Përveç kësaj, ai është gjithashtu efektiv para portës. Dhe ka lojtarë të tjerë si Fermin që mund ta bëjnë këtë gjithashtu”. I pyetur pse Hamza luan kaq...
Burimi:
telesport.al