Finalja që theu zemrën e Messi-t, shkruan historinë edhe në humbje…

Finalja që theu zemrën e Messi-t, shkruan historinë edhe në humbje…

Lionel Messi nuk arriti ta mbyllte karrierën e tij në Kupën e Botës me një tjetër trofe, pasi Argjentina u mposht 1-0 nga Spanja në finalen e zhvilluar të dielën, 19 korrik 2026. 39-vjeçari ka qenë vendimtar për Argjentinën gjatë turneut, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë dy asist. Ai e ndihmoi skuadrën të arrinte në finale, 4 vjet pasi fitoi Kupën e Botës në Katar. Megjithatë, në finalen ndaj Spanjës, Argjentina pati shumë vështirësi. Skuadra mbeti me 10 lojtarë pas përjashtimit me karton të kuq të Enzo Fernandez, ndërsa Spanja shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 106-të me Ferran Torres. Messi nuk arriti të bënte diferencën në finale dhe, pas përfundimit të ndeshjes, u pa duke qarë, i zhgënjyer për...