Finalja e Ligës së Konferencës, Kristal Palace mund të bëhet ekipi i parë nga Londra që e fiton

Finalja e Ligës së Konferencës, Kristal Palace mund të bëhet ekipi i parë nga Londra që e fiton

Adriatik BALLA Garave të mëdha europiane po u vjen fundi. Pas finales së Ligës së Europës që u zhvillua të mërkurën, në radhë janë edhe finalet e Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Konferencës. Kështu, Kristal Palace-Rajo Valekano do të diskutojnë finalen e Konferencë League 6 ditë më pas në Laipzig. Do të jetë një ndeshje ku historia do të shkruhet. Kristal Palace kërkon të bëhet klubi i parë londinez që fiton këtë trofe, ndërsa Rajo Valekano synon të sjellë për herë të parë një kupë europiane në Vajekas. Një duel mes ambicies dhe ëndrrës, ku çdo gol mund të jetë i pavdekshëm. Dy skuadra që nuk kanë qenë kurrë në këtë nivel, do të kërkojnë të shkruajnë historinë e tyre në futbollin kontinental. Kristal...