Finalja e Kupës së Botës 2026/ Argjentina forcon mesin e fushës, Spanja lë në stol Pedrin (Formacionet zyrtare)
Spanja dhe Argjentina do të përballen këtë të diel në finalen e Kupës së Botës 2026. Me fillim nga ora 21:00 me kohën në Shqipëri, ndeshja do marrë jetë në stadiumin ‘MetLife’ në New Jersey. Kjo është hera e parë në histori që kampionia në fuqi e Evropës ndeshet me kampionen aktuale të Copa America në finalen e Botërorit. Forma e skuadrave Spanja ka pësuar vetëm një gol gjatë këtij Botërori dhe ende nuk është gjendur asnjëherë në disavantazh. Ajo është bërë skuadra e parë në histori që mban gjashtë herë portën të paprekur në një edicion të vetëm të Kupës së Botës. Mbrojtja e hekurt dhe efikasiteti në sulm kanë qenë çelësi i rrugëtimit drejt finales, gjë që u konfirmua edhe në fitoren 2-0...
Burimi:
javanews.al