“Finale” para titullit! Vllaznia-Egnatia, statistikat paralajmërojnë betejë nervash dhe detajesh

“Finale” para titullit! Vllaznia-Egnatia, statistikat paralajmërojnë betejë nervash dhe detajesh

Supersfida mes Vllaznisë dhe Egnatias, e cila luhet sonte në “Arena Kombëtare”, pritet të jetë një nga përballjet më të forta të “Final Four”, në Kategoria Superiore, me titullin kampion që hyn në fazën vendimtare. Shkodranët vijnë në këtë duel me një avantazh të lehtë sipas kuotave të basteve, pasi fitorja e Vllaznisë vlerësohet me koeficientin 2.00, që përkthehet në rreth 50% shanse teorike për triumf. Interesant është fakti se Vllaznia ka fituar pikërisht në 50% të rasteve kur është kuotuar me këtë koeficient. Nga ana tjetër, Egnatia kuotohet me 3.40, ose rreth 29% probabilitet teorik, por statistikat tregojnë se rrogozhinasit fitojnë plot 40% të ndeshjeve me të tilla kuota, çka i bën më të rrezikshëm sesa bastvënësit parashikojnë. Në renditjen e sezonit të rregullt, (4 faza,...