Final Four, Kupa e Shqipërisë dhe legjionarët kuqezi. Ja çfarë u diskutua në episodin e 30-të “Në Shtëpinë e Futbollit”

Final Four, Kupa e Shqipërisë dhe legjionarët kuqezi. Ja çfarë u diskutua në episodin e 30-të “Në Shtëpinë e Futbollit”

Në FSHF TV u transmetua live emisioni i 30-të i “Në Shtëpinë e Futbollit”, i dedikuar finales së Kupës së Shqipërisë, fazës finale të kampionatit “Abissnet Superiore”, futbollit të vajzave dhe legjionarëve të Kombëtares shqiptare. Nën moderimin e Lenida Halilaj, të ftuar në studio ishin zëvendëstrajneri i Kombëtares U-21, Erjon Xhafa dhe gazetari Alban Aga. Emisioni u hap me fokusin te finalja e Kupës së Shqipërisë mes Dinamo City dhe Egnatias, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Në një lidhje direkte nga stadiumi, gazetari i FSHF TV, Jurgen Zela, përcolli atmosferën dhe emocionet para sfidës finale. Pjesë e diskutimeve ishte edhe “Final Four” i “Abissnet Superiore”, ku të shtunën dhe të dielën do të nisin përballjet që do të përcaktojnë ekipin kampion...