Fillim i ri për Armando Brojën, klubi i Serisë A diskuton transferimin e sulmuesit shqiptar
Armando Broja është në qendër të merkatos edhe këtë verë. Kjo dritare transferimesh pritet të sjellë një fillim të ri në karrierën e lojtarit shqiptar. Burnley do të luajë një kategori më poshtë në sezonin e ardhshëm, por Championship-i duket se nuk është një ligë që preferohet nga 24-vjeçari. Interesi për të nuk mungon as këtë verë. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Lazio po përpiqet të shfrytëzojë mundësinë për të veshur Brojën me fanellën e kaltër. Klubi italian ka kërkuar informacion për transferimin e sulmuesit të Kombëtares kuqezi. Në krahun tjetër Burnley po shqyrton mundësinë e formulës së huazimit me të drejtë blerjeje për shifrën 10-12 milionë euro. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një shtërngim duarsh mes palëve të përfshira pas këtyre...
Burimi:
sportekspres.com