FIFA lëshon deklaratë pas akuzave se po favorizon Argjentinën të fitojë Botërorin
Adriatik BALLA FIFA ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas pretendimeve që i cilësoi si “të pabazuara” lidhur me fitoren e Argjentinës ndaj Egjiptit në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës. Kampionët në fuqi të botës u rikthyen nga disavantazhi 2-0 për të fituar 3-2 në Atlanta, falë golave të Kristian Romeros, Lionel Mesit dhe Enzo Fernandez në minutat e fundit. Megjithatë, fitorja u shoqërua me polemika të mëdha dhe shkaktoi zemërim në stolin e Egjiptit për disa vendime kyçe të arbitrave që shkuan në favor të Argjentinës. Federata Egjiptiane e Futbollit publikoi një deklaratë të ashpër, duke kërkuar që FIFA t’i largojë gjyqtarët e ndeshjes nga turneu, pasi “kërkon përjashtimin e arbitrit dhe të gjithë ekipit të tij nga Kupa e...
Burimi:
sot.com.al