FIFA i plotëson çdo kërkesë Argjentinës, ndaj Anglisë do të bëjë ndryshimin e madh

FIFA i plotëson çdo kërkesë Argjentinës, ndaj Anglisë do të bëjë ndryshimin e madh

Argjentina luan këtë të mërkurë ndaj Anglisë një ndeshje e cila do të ketë një vlerë sportive, por edhe shumë ngarkesë emocionale sa i përket përplasjeve socio-politike mes dy vendeve në të kaluarën. Dhe Argjentina ka dashur që të kthehet pas në kohë tek sukseset historike kudnër anglezëve, ndaj ka bërë një kërkesë që i është miratuar nga FIFA. Ajo ka kërkuar që të luajë ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës përballë “tre luanëve” me fanellën blu dhe jo atë tradicionale që mban zakonisht me vijat e bardha dhe bojëqielli. Kjo është një fanellë që i ka sjellë fat Argjentinës në ndeshjet ndaj Anglisë, pasi ka fituar 2 nga 3 sfidat që ka luajtur me të përballë anglezëve. Ajo më e famshmja ëshë padyshim çerekfinalja...