FIFA i jep një dorë Argjentinës, heq pezullimin e Otamendit, përfiton edhe Caicedo i Ekuadorit

FIFA i jep një dorë Argjentinës, heq pezullimin e Otamendit, përfiton edhe Caicedo i Ekuadorit

Adriatik BALLA Argjentina mori dje një lajm të mirë nga FIFA, pothuajse në muaj para se të nisë Botërori në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Kështu, mbrojtësi i njohur, Nikolas Otamendi, dhe mesfushori i Ekuadorit, Moises Caicedo, nuk do të vuajnë pezullimin prej një ndeshje në Kupën e Botës, pavarësisht se u përjashtuan në ndeshjet e fundit kualifikuese. Vendimet e paprecedentë të së premtes janë pjesë e një anulimi të të gjitha sanksioneve disiplinore, pos atyre më të ashpra, që rrjedhin nga ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës. Vendimet janë nxitur nga Byroja e FIFA-s, një panel i përbërë nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino dhe presidentët e gjashtë konfederatave të futbollit. “Kartonët e vetëm të verdhë dhe pezullimet në pritje me një ose dy ndeshje,...