Ferri mbi tokë/ Temperaturat 44 gradë rrezikon spektaklin mes Anglisë dhe Norvegjisë!
Moti rikthehet të jetë një protagonist i padëshiruar për Anglinë në këtë Kampionat Botëror. Pasi stuhitë vonuan nisjen e ndeshjes së tyre në 1/16-at kundër Meksikës, kushtet atmosferike pritet të ndikojnë sërish, këtë herë në prag të çerekfinales vendimtare. Një paralajmërim për mot të ashpër dhe të nxehtë ekstrem është lëshuar përpara sfidës së mbrëmjes së sotme, ku Anglia do të përballet me një ekip norvegjez mjaft të rrezikshëm, me të dyja skuadrat që kërkojnë me çdo kusht një biletë për në gjysmëfinalet e Botërorit. Fillimisht, parashikimet flisnin për prani të vetëtimave në Majami gjatë ditës së ndeshjes. Sipas rregullores, çdo shkarkesë elektrike në një rreze prej 8 miljesh nga stadiumi “Hard Rock” do të detyronte marrjen e menjëhershme të masave të sigurisë dhe bllokimin...
Burimi:
ntv.al