Marrëveshje verbale, Franck Kessie pranë rikthimit në Serie A

Marrëveshje verbale, Franck Kessie pranë rikthimit në Serie A

Ish-mesfushori i Milanit, lojtari nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessié, është shumë afër rikthimit në Serie A. Sipas rrjetit italian “Calciomercato”, Kessié ka bërë një hap të ri drejt Juventusit pasi të dy palët arritën një marrëveshje verbale. Kalimi i Fabio Miretti-t te Beşiktaş pritet t’i hapë rrugën transferimit të mesfushorit afrikan te bardhezinjtë. Ai ka qenë gjithmonë i preferuari i Ricky Massara, bashkëpunëtorit të Cristiano Giuntoli-t dhe drejtorit teknik të Juventusit. Tani gjërat janë bërë më serioze. Kessié dhe Massara fituan titullin e Serie A së bashku te Milani, dhe ata folën përsëri gjatë javëve të fundit, kur mesfushori mori një ofertë të re të madhe financiare nga Al-Ittihad që e bëri të hezitojë për të ardhmen e tij. Lojtari nga Bregu i Fildishtë...