Federata Franceze sulmon ish-kryeministrin spanjoll: “Deklarata me erë të padurueshme racizmi”

Federata Franceze sulmon ish-kryeministrin spanjoll: “Deklarata me erë të padurueshme racizmi”

13 Korrik 2026 8:22 Alfred Lleshi Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Philippe Diallo, ka dënuar deklaratat e ish-kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy për kombëtaren franceze, duke i cilësuar “me erë të padurueshme racizmi” dhe krejtësisht në kundërshtim me realitetin. “Fjalët e Mariano Rajoy për kombëtaren e Francës kanë një erë të padurueshme racizmi. Ato ushqejnë një klimë të neveritshme”, – shkroi Diallo në rrjetet sociale. Ai mbrojti identitetin e lojtarëve të “Les Bleus”, duke theksuar: “Lojtarët tanë nuk kanë pse të marrin certifikatë shtetësie nga një ish-kryeministër spanjoll. Kombëtarja e Francës është kombëtarja e Francës”. Reagimi erdhi pasi Rajoy shkroi se Franca është “një skuadër e nivelit shumë të lartë, por pa francezë”, deklaratë që shkaktoi reagime të forta në Francë. Qeveria franceze e...