Fabregas sulmon Inter, Mourinho vendos që tani fatin e Nico Paz

Fabregas sulmon Inter, Mourinho vendos që tani fatin e Nico Paz

23 Maj 2026 18:19 Telesport Në një intervistë të fundit, Cesc Fabregas sulmoi Javier Zanettin dhe Interin në lidhje me Nico Paz. Trajneri spanjoll u shpreh se Nico Paz sezonin e ri do të luajë ose te Como ose te Real Madrid, por tek Inter nuk ka shanse. Ndërkohë, Corriere dello Sport, zbulon se Jose Mourinho ka vendosur që tani për fatin e Nico Paz, edhe pse nuk është zyrtarizuar ende si trajneri i ri i madrilenëve. Sipas këtij raportimi, Nico Paz jo vetëm që do të transferohet te Real Madrid, por do të ketë edhe një rol protagonisti në formacionin dhe sistemin e udhëhequr nga Mourinho.