Pavarësisht fitores ndaj Juventusit, Chivu ka ende një “merak”: Nuk jemi gati…

Pavarësisht fitores ndaj Juventusit, Chivu ka ende një “merak”: Nuk jemi gati…

8 Gusht 2026 17:02 Telesport Inter fitoi 2-1 ndaj Juventusit në miqësoren e luajtur në Perth në Australi. Pavarësisht fitores, trajneri i zikaltërve, Cristian Chivu, ka pakënaqësitë e tij për këtë takim për të tijtë dhe sidomos për pjesën e dytë. “Nuk jemi gati ende, na duhen edhe disa javë për të marrë atë mprehtësi që na nevojitet. Ju flisni për performancën e pjesës së parë, por mua nuk më pëlqeu aspak pjesa e dytë. Aspak, veçanërisht qasja. Nuk ka zgjedhje të para ose rezerva, madje as në portë. Të gjithë duhet të japin kontributin e tyre kur zbresin në fushë”, tha Chivu për Sky Sport Italia.