Europiani i Socca-s: Shqipëria e mbyll rrugëtimin e saj në çerekfinale, kuqezinjtë nuk ia dalin dot ndaj Serbisë

Europiani i Socca-s: Shqipëria e mbyll rrugëtimin e saj në çerekfinale, kuqezinjtë nuk ia dalin dot ndaj Serbisë

23 Maj 2026 20:05 Telesport Kombëtarja shqiptare e Socca-s e mbylli rrugëtimin e saj në Kampionatin Europian që po zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”, pas ndeshjes çerekfinale ndaj Serbisë, e cila përfundoi me rezultatin 3-0 për kundërshtarët. Pas kualifikimit emocionues ndaj Francës në raundin e 1/8-ave, kuqezinjtë zbritën në fushë të mbështetur nga një atmosferë fantastike në tribunat e “Shtëpisë së Futbollit”, duke provuar deri në fund të rivalizonin në një sfidë me intensitet të lartë. Shqipëria zhvilloi një ndeshje të luftuar, krijoi raste dhe tentoi të gjente golin, por Serbia arriti të zhbllokonte sfidën në pjesën e dytë dhe më pas realizoi edhe dy herë të tjera, duke siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale. Të tre golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë,...