Euro U-21 2027 / Stadiumi “Air Albania” do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të tapetit dhe bazamentit

Euro U-21 2027 / Stadiumi “Air Albania” do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të tapetit dhe bazamentit

Shqipëria do të jetë mikpritëse e finaleve të Kampionatit Europian U-21 në vitin 2027, një prej eventeve më prestigjioze të futbollit europian pas Kampionatit Europian për ekipet A. Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtij kompeticioni madhor, stadiumi “Air Albania” do t’i nënshtrohet një projekti të rëndësishëm infrastrukturor, që përfshin ndërhyrje në bazamentin e fushës dhe zëvendësimin e tapetit aktual, me synimin për të përmbushur standardet më të larta të kërkuara nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare dhe finaleve të UEFA U-21 EURO 2027. Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së u miratuan edhe subjektet që do të realizojnë këtë projekt. Për fazën që lidhet me ndërhyrjen në bazamentin e fushës u përzgjodh subjekti “Everest sh.p.k”, që, pas procesit të prokurimit,...