EURO U-19/ Vajzat e Shqipërisë barazojnë 2-2 ndaj Malit Zi. Sfida e radhës pas 3 ditësh ndaj Turqisë
Shqipëria U-19 e vajzave barazoi me rezultatin 2-2 ndaj Malit të Zi ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Në takimin e zhvilluar pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, skuadra e drejtuar nga trajnerja Daniela Kodra zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke përmbysur rezultatin në pjesën e dytë, por u ndal në minutat e fundit nga goli i barazimit të kundërshtareve. Trajnerja Kodra e nisi ndeshjen me këtë formacion: Helshani (GK), Hysa, Nika, Kadiolli, Bajramaj, Vata, Bushati, Ago (C), Stalaj, Reci dhe Leka. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-1 për Malin e Zi, pas golit të realizuar nga Dresaj në minutën e 29-të. Kuqezezat krijuan disa raste gjatë 45 minutave të para, por nuk arritën...
Burimi:
telesport.al