Erling Haaland ka një dobësi, i ka kushtuar mbi 500 mijë dollarë…

Erling Haaland ka një dobësi, i ka kushtuar mbi 500 mijë dollarë…

Ylli norvegjez i futbollit Erling Haaland nuk tërheq vëmendjen vetëm me golat dhe paraqitjet spektakolare në fushë, por edhe me stilin e tij të veçantë. Sulmuesi i Manchester City zotëron një koleksion të rrallë çantash Hermès, me një vlerë që i kalon 500 mijë dollarë, bën të ditur revista Hello. 25-vjeçari, i njohur për pasionin ndaj modës, ka në koleksion disa nga modelet më të kërkuara të markës franceze, shumë prej të cilave janë edicione të kufizuara. Haaland zotëron disa çanta Hermès Haut à Courroies (HAC), modele ikonike që janë krijuar shumë përpara çantës së famshme Birkin dhe konsiderohen si pararendëset e saj. Fillimisht të dizajnuara për kalorësit, këto çanta janë më të mëdha se Birkin dhe sot janë ndër më të kërkuarat në tregun luksoz....