“Erdhi koha që të tjerët të vazhdojnë rrugën”, Neymar largohet zyrtarisht nga Brazili pas mbarimit të Botërorit
Neymar i ka dhënë fund zyrtarisht karrierës së tij me kombëtaren e Brazilit. Sulmuesi 34-vjeçar konfirmoi se nuk do ta veshë më fanellën e “Seleçaos”, duke mbyllur një kapitull 16-vjeçar që e bëri atë një nga futbollistët më të rëndësishëm në historinë e futbollit brazilian. Vendimi vjen pak javë pas eliminimit të Brazilit nga Norvegjia në fazën e 1/8-ve të Kupës së Botës 2026. Pas fitores së Santos në Kupën Sudamericana, Neymar foli hapur për të ardhmen e tij dhe ishte i prerë në deklaratën e tij. “Etapa ime me kombëtaren ka përfunduar. Dhashë gjakun, jetën dhe gjithçka që kisha për këtë fanellë, por tani nuk e dua më. Është koha që të tjerët të vazhdojnë rrugën”, u shpreh ai. Neymar largohet si golashënuesi më...
Burimi:
sportekspres.com