Emocionuese/ Mehmeti shënoi kundër Mesit, babai i futbollistit shqiptar përshkoi 2500 km për golin e parë të të birit
Më 12 prill 2026, Adri Mehmeti, 17 vjeç, shënoi golin e tij të parë në barazimin 2-2 të New York Red Bulls në transfertë ndaj Inter Miamit, skuadër ku aktivizohet Lionel Mesi. Goli i shqiptarit kontribuoi në një rezultat të rëndësishëm për ekipin e tij dhe shënon një moment kyç në fillimin e karrierës së tij profesionale. Emocioni familjar Sipas raportimeve të mediave në Shtetet e Bashkuara, i ati i futbollistit, Ritvan Mehmeti (i njohur si Vani), udhëtoi rreth 2460 kilometra nga Teksasi drejt Miamit për të ndjekur ndeshjen. Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku ai shfaqet i emocionuar, duke përqafuar dhe puthur të birin pas përfundimit të takimit. Pamjet janë interpretuar si një shenjë krenarie familjare për arritjen e lojtarit të ri....
Burimi:
sot.com.al