Elbasani shfaqet mirë, barazimi lë hapur kualifikimin ndaj BATE
Conference League, vajtje: AF Elbasani- BATE Borisov 1-1 (A.Nikaj 45+1′ / Rusakov 67′) Përballja e parë e skuadrave shqiptare në Europë për këtë edicion nisi me AF Elbasanin. Përballë pati azerët e BATE-s me të cilin u shfaq me një “look” të ri në përbërje. Edhe pse dominoi thuajse gjithë takimin shifrat mbetën pa fitues 1-1. Ardit Nikaj zhbllokoi i pari sfidën në minutën 45+1, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1 me 0, ndërkohë që bjellorusët me Rusakov barazuan në minutën e 67-ën. E kthimit kthimit do të luhet në datën 16 korrik në orën 19:00 në fushën e BATE. Post navigation
Burimi:
sportiim.al