Elbasani eleminohet me penallti nga BATE

Elbasani eleminohet me penallti nga BATE

AF Elbasani në top listën me 14 debutuesit në garat e klubeve të UEFA-s në sezonin 2026/27, ngec te penalltitë. Në Azerbajxhan, në “Mehdi Huseynzade Stadium” (Sumqayit) për duelin e kthimit, AF Elbasani pas shifrave në shtëpi 1-1, barazoi dhe sot ndaj BATE Borisov 0-0. Pas 120 minutave 0-0, fatet e kalimit të turit të parë eleminator në Conference League u vendosën nga penalltitë. Në këtë tregues bjellorusët u treguan më të saktë duke fituar 5-4 e bashkë me të morën edhe biletën kualifikuese. Kështu verdheblutë sikundër Vllaznia mbyllin këtu aventuën europiane. Të vetmet skuadra që kaluan plot shkëlqim ishin Egnatia dje në Champions League dhe sot Dinamo Siti. Post navigation