Effenberg, i ashpër ndaj Gjermanisë: Nuk jemi më kombëtare e nivelit më të lartë

Effenberg, i ashpër ndaj Gjermanisë: Nuk jemi më kombëtare e nivelit më të lartë

Stefan Effenberg analizoi pa kursim eliminimin e Gjermanisë në 1/16 finale të Kupës së Botës nga Paraguaji, duke kërkuar reflektim të thellë nga Federata Gjermane dhe trajneri Julian Nagelsmann. “Në mënyrë brutale, Gjermania është kthyer me këmbë në tokë”, – shkroi ish-kapiteni i Bayern Munich. Sipas tij, humbja me penallti ndaj Paraguajit është “një katastrofë e vërtetë”, jo vetëm për ekipin dhe trajnerin, por për gjithë futbollin gjerman. Edhe pse kritikoi vendimin e arbitrit për anulimin e golit të mundshëm të Jonathan Tah për 2-1, Effenberg theksoi se ky nuk ishte shkaku i eliminimit. Sipas tij, Gjermania duhej ta kishte mbyllur ndeshjen më herët, por u ndëshkua nga gabimet në mbrojtje dhe mungesa e efikasitetit në sulm, pavarësisht dominimit në zotërimin e topit. “Ne nuk...