E pyesin për formën fizike, Ronaldo: A nuk i ke parë ndeshjet e mia? Ky brez do t’i japë Portugalisë gjëra të mëdha
Portugalia ka mbërritur sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përpara nisjes, Ronaldo ka dhënë një intervistë për mediat e pranishme. Lojtari 5 herë fitues i Topit të Artë ka thënë se ndihet mjaft mirë fizikisht dhe se sheh shumë shpresë te ky brez i Kombëtares portugeze. “Ndihem shumë mirë fizikisht. A nuk i ke parë ndeshjet e mia? Do të shkojmë në Kupën e Botës me shumë shpresë. Ky brez do t’i japë Portugalisë gjëra të mëdha. Kur gjërat do të fillojnë të vështirësohen, kur të ndihesh shumë i lodhur fizikisht dhe psikologjikisht, me temperaturat të lartë, atëherë do t’i shohim kampionët e vërtetë”, ka deklaruar Kristiano Ronaldo./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com