E PABESUESHME! Juventus nuk fiton dot ndaj Veronës të rënë në Serie B dhe komplikon shanset për Champions League (video)
3 Maj 2026 19:57 Telesport Pritej të ishte një fitore e lehtë dhe pse jo me goleadë, por Juventus nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi 1-1 ndaj Veronës, në sfidën e luajtur në “Allianz Stadium”, e vlefshme për javën e 35-të në Serie A. Në minutën e 26-të, Juventus iu afrua golit të avantazhit, por goditja me kokë e Gleison Bremer u ndal në traversë. Në minutën e 34-të u zhbllokua sfida, pas një gafë të Bremer dhe asistit të Domagoj Bradaric ishte Kieron Boëie, ai i cili dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Veronën. Barazimi do të vinte në minutën e 62-të, ku Dusan Vlahovic do të realizonte një gol tejet të bukur nga goditja e dënimit. Serbi...
Burimi:
telesport.al