E kryer/ Mungon firma në kontratë, Memushaj merr drejtimin e ekipit italian

E kryer/ Mungon firma në kontratë, Memushaj merr drejtimin e ekipit italian

Ledian Memushaj do të marrë detyrën e trajnerit te Altamura. Sipas “Corriere dello Sport”-it, ish-mesfushori shqiptar ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin italian. Marrëveshja është bërë një fakt i kryer, ndërsa në ditët në vijim do të hidhet edhe firma në kontratë. Një mundësi mjaft e mirë për Memushajn për të treguar vlerat e tij në rolin e trajnerit. Pas përvojës së shkurtër si trajner në Serinë D, tashmë ish-lojtari shqiptar do të provojë veten në një kategori më lart, në Serinë C të futbollit italian./Sport Ekspres)