E konfirmon edhe media e njohur gjermane, Borusia e Dortmundit kërkon sulmuesin shqiptar
Fisnik Asllani është një nga futbollistët shqiptarë më të lakuar në tregun e transferimeve. Sulmuesi i Kosovës ka lënë pas një sezon fantastik me fanellën e Hofenhajmit në Bundesligë, duke tërhequr kështu interesin e mjaft ekipeve të njohura në Europë. Sipas medias së njohur gjermane “Bild”, Asllani është një nga kandidatët kryesore për Borusian e Dortmundit. Klubi verdhezi synon ta afrojë lojtarin 23-vjeçar në organikën e tij këtë verë. Megjithatë transferimi varet nga e ardhmja e dyshes Gurasi-Adejemi. Nëse njëri prej këtyre do të largohet gjatë merkatos së verës, atëherë Asllani është një nga alternativat kryesore për ta zëvendësuar. Ndërkohë, interesim për shërbimet e Fisnik Asllanit ka shfaqur edhe Lajpcigu./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com