Dukagjini fiton Kupën e Kosovës për herë të parë, do të luajë në Europë

Dukagjini fiton Kupën e Kosovës për herë të parë, do të luajë në Europë

Mbrëmjen e të enjtes, Dukagjini e ka fituar finalen e Kupës së Kosovës në futboll për herë të parë në histori të klubit. Skuadra klinase, triumfoi 2:1 ndaj Ferizajt në finalen që u zhvillua të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Por, festa mbeti në hije të incidentit që ndodhi në fund të ndeshjes. Në shenjë revolte lojtarët e Ferizajt, me kërkesë të trajnerit Arsim Abazi, lëshuan fushën. U kthyen disa minuta më pas, por në fund refuzuan t’i marrin medaljet. Trajneri Abazi ka thënë se ka qenë e vendosur nga fillimi që Ferizaj të largohet nga Superliga dhe ta humbë Kupën e Kosovës. “Nga liga kemi rënë nga këta gjyqtarë. Ka qenë nga fillimi që Ferizaj të largohet nga Superliga dhe ta...