Dueli Xhoshua-Furi, nisin diskutimet për vendin dhe datën e përplasjes së madhe

Dueli Xhoshua-Furi, nisin diskutimet për vendin dhe datën e përplasjes së madhe

Adriatik BALLA Takimi i shumëpritur i kategorisë së rëndë mes britanikëve Tajson Furi dhe Enthoni Xhoshua është pranë, pas fitoreve që dy boksierët i shënuan fundjavën e kaluar. Ishin vlerësuar duele ngrohëse, por që nuk kaluan pa dramë. Furi e mposhti të premten 46-vjeçarin Mariusz Vah në Tajlandë. Xhoshua u përball me Kristian Prengën të shtunën në Arabi Saudite dhe pritej fitore e lehtë e britanikut. Por Prenga e rrëzoi Xhoshuan pas vetëm 20 sekondash dhe më pas edhe një herë në raundin e parë. Xhoshua u kthye për fitore me nokaut në raundin e dytë. Ndeshja më e madhe e boksit britanik është në rrugën e duhur. Të dy pritet t’i fitojnë nga rreth 100 milionë dollarë, kështu që ka nxitim për të finalizuar...