Do të jetë mbrojtësi i dytë më i shtrenjtë në histori. Man. City gati të japë 87 milionë euro për yllin e rivalëve

Do të jetë mbrojtësi i dytë më i shtrenjtë në histori. Man. City gati të japë 87 milionë euro për yllin e rivalëve

24 Qershor 2026 19:36 Telesport Manchester City po planifikon të bëjë një goditje të madhe në mbrojtje këtë verë. Mediet angleze bëjnë me dije se “Qytetarët” kanë piketuar francezin e Chelsea-s, Malo Gusto, si objektivin kryesor për mbrojtjen këtë verë. 23-vjeçari francez kontriboi sezonin e fundit me 3 gola dhe 5 asiste. Paraqitjet e tij kanë bindur drejtuesit e Man. City-t se ai mund të jetë titullari i tyre kryesor në krahun e djathtë, aty ku Matheus Nunes dhe Rico Lewis kanë pasur shumë probleme sezonin e fundit. Chelsea është vënë në dijeni për interesimin e Man. City dhe ka vendosur çmimim 75 milionë paundë (87 milionë euro) për të lënë të lirë mbrojtësin e djathtë francez. Në rast se Malo Gusto do të transferohet...