“Do të jem zëvendësuesi i Diazit”, lojtari shqiptar zbulon projektin me Bajernin: Dua ta shfrytëzoj shansin tim

“Do të jem zëvendësuesi i Diazit”, lojtari shqiptar zbulon projektin me Bajernin: Dua ta shfrytëzoj shansin tim

Arijon Ibrahimoviçi ka firmosur rinovimin e kontratës me Bajernin e Mynihut, ku do të provojë shanset e tij në fushën e lojës. Mesfushori shqiptar ka deklaruar së fundmi se është i lumtur për këtë mundësi. Ai ka zbuluar se projektohet të jetë zëvendësuesi i Luis Diazit në krahun e majtë. Sa i përket zgjedhjes së Kombëtares, Arijon Ibrahimoviçi është shprehur se tani vëmendja e tij është vetëm te Bajerni. “Jam absolutisht i kënaqur që më është dhënë mundësia të luaj për klubin më të madh në botë. Patjetër që dua ta shfrytëzoj sa më shumë këtë mundësi dhe jam jashtëzakonisht i lumtur. Tani kam ndërmend të jap gjithçka në çdo seancë stërvitore. Mund të jem zëvendësuesi i Luis Diazit në krahun e majtë. Mund të...