Diomandé te Real Madridi? Transferimi bllokohet nga një konflikt ligjor mes agjentëve
3 Gusht 2026 10:59 Alfred Lleshi Transferimi i Yan Diomandé te Real Madridi po vonon të finalizohet, teksa në Spanjë kanë nisur shqetësimet e para. Sulmuesi anësor nga Bregu i Fildishtë, i cili konsiderohej shumë pranë “Los Blancos”, ende nuk i është bashkuar skuadrës së José Mourinhos për shkak të një problemi jashtë fushës, që lidhet me menaxhimin e interesave të tij. Në qendër të çështjes është përplasja mes Max-Alain Gradel, ish-agjentit të lojtarit dhe ish-futbollistit të kombëtares së Bregut të Fildishtë, dhe kompanisë “Roc Nation”, që aktualisht përfaqëson Diomandé. Sipas mediave spanjolle, një denoncim i bërë nga Gradel ka penguar për momentin regjistrimin zyrtar të transferimit nga Leipzig te Reali, pasi çështja ligjore ende nuk është zgjidhur. “Rregullorja e FIFA-s mund të ketë pasoja...
Burimi:
telesport.al