Diomande i shkel syrin PSG-së: Është një ekip që e kam dashur që kur isha fëmijë
4 Qershor 2026 16:47 Telesport Në prag të miqësores së sotmes mes Francës dhe Bregut të Fildishtë, Yan Diomande, nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve të gazetarëve në lidhje me të ardhmen e tij. 19-vjeçari i cili shkëlqeu në sezonin e tij të parë në Bundesligë me Leipzig, i ka “shkelur” syrin PSG-së, duke u shprehur publikisht se do i pëlqentë të luante aty. “Paris Saint-Germain është një ekip që e kam dashur që kur isha fëmijë. Babai im është një tifoz i PSG-së dhe si tifoz futbolli, e adhuroj absolutisht këtë klub. Do të ishte një kënaqësi për mua të luaja këtu me një nga klubet më të mëdha. Është gjithmonë e veçantë të vij këtu, dhe meqenëse frëngjishtja është gjuha kryesore, mendoj se...
Burimi:
telesport.al